image Apeli e konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Kujtim Gashit

Kosovë

Drejtësi/ Apeli e konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Kujtim Gashit

news image

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mbrojtësi i tij, avokati Artan Qerkini.

“Po, Apeli e ka konfirmuar aktakuzën, tash presim që të shkojmë në shqyrtim gjyqësor”, tha Qerkini.

Gashi akuzohet se gjatë kohës sa ishte kryetar i Kuvendit Komunal në Prizren, pa procedura të tenderimit, ka lidhur kontrata me dy televizione lokale TV Besa dhe TV Opinion./Gazeta Sinjali/