Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se është anuluar vendimi për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Thesar.
Në njoftimin e MFT-së anulimi i këtij vendimi u mor duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë për relaksimin e masave të situatës së pandemisë dhe me qëllim të mundësimit të pranimit të kërkesave të reja për pagesë, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit.
“Megjithatë, ju bëjmë thirrje palëve që të kenë kujdes maksimal dhe të duhur si dhe të respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore gjatë procesit të dorëzimit të shkresave fizikisht në arkivin e Thesarit”, thuhet në njoftimin e MFT-së.
Me këtë rast kjo ministri ka kërkuar mirëkuptim pasi që për shkak të mbingarkesës aktuale si dhe funksionimit jo me kapacitete të plota (sipas vendimit të Qeverisë për staf esencial), njoftojnë se realizimi i kërkesave mund të marrë më tepër kohë se zakonisht./Gazeta Sinjali/