Njoftimi për kontratë për furnizim me oksigjen medicinal në SHSKUK është anuluar për shkak se nuk kishte asnjë ofertues.
Njoftimi për kontratë ishte publikuar më 4 nëntor dhe kërkonte nga operatorët ekonomikë që t`i dorëzojnë ofertat e tyre në një afat prej 5 ditësh.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte mbi 2.2 milionë euro me afat për 12 muaj. Por asnjë nga operatorët ekonomikë të licencuar për furnizim me oksigjen medicinal në Kosovë, nuk ka dorëzuar ofertë në SHSKUK.
Këtë e ka konfirmuar shefi i prokurimit në këtë institucion Selami Krasniqi. “Ka përfunduar afati dhe nuk kemi pas asnjë ofertë. Tenderi është anuluar”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Sinjali/