Nën organizimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot pritej të mbahej takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Takimi “Regional Alliance on Smart Defence” ishte paraparë të mbahej në Prishtinë dhe pritej të lexohej deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.
Por, ky takim është anuluar mëngjesin e sotëm.
“Ju njoftojmë se për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit në Turqi dhe angazhimit për mbështetje të operacionit humanitar, konferenca e përbashkët e planifikuar me ministrat e mbrojtes të shteteve të rajonit është shtyer për një datë tjetër. Për datën e mbajtjes së konferencës do të ju njoftojmë me kohë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.