Seanca që ishte paraparë të mbahej sot, ku pritej të dëshmonin dëshmitarët në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq është anuluar.
Seanca pritet të vazhdojë të premten, më 17 shtator.
Të akuzuarit në këtë rast janë Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.
Në seancën e fundit më 6 korrik të këtij viti, pasi aktakuza është konsiderua e lexuar, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen. Mirëpo, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.