image Më 17 shkurt mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

Drejtësi

Më 17 shkurt mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

news image

Seanca ndaj Salih Mustafës që është paraparë të mbahet sot është anuluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca është shtyrë për 17 shkurt.

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZPS-së, gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë javë. Seanca e ardhshme është caktuar për datën 17 shkurt kur do të mbahen konferenca përgatitore për mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave”, thuhet në njoftim.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Në një komunikatë nga Gjykata Speciale thuhej se “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

/GazetaSinjali/