image Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kosovë

Politikë/ Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

news image

Kuvendi ka anuluar mbledhjen e Kryesisë e cila ishte planifikuar të mbahej sot prej orës 11:00.

“Për shkak të ezaurimit të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme, anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Në rendin e ditës ishin paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020.

Pastaj, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 2019./Gazeta Sinjali/