image Anulohet konkursi në Telekomin e Kosovës

Kosovë

PTK/ Anulohet konkursi në Telekomin e Kosovës

news image

Telekomi i Kosovës e ka anuluar konkursin e fundit për punësim në të cilin parashihej të punësoheshin 10 persona.

Telekomi i Kosovës, që është buzë falimentimin dhe në krizë të madhe financiare, ditë më parë po kërkonte të punësonte 10 persona, por këtë konkurs e ka anuluar.

 “Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19. I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim e tyre.

Kompania publike kishte vendim të mëhershëm që të mos bëhet asnjë punësim i ri për shkak të gjendjes së rënduar të saj dhe mbipunësimit e keqpërdorimeve që ishin bërë. /Gazeta Sinjali/