Vin Veli ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena”, ku gjatë bisedës, Antonela iu drejtua atij si “ish-burri i Bora Zemanit”.
Teksa iu drejtua të ftuarit tjetër Spartak Ngjelës, Antonela tha: “Meqë kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit këtu në studio, asaj i bën komplimente gjithmonë, pasi dihet edhe botërisht se ti je i fiksuar pas saj, por si ka mundësi që erdhe herën e parë dhe nuk më bëre kompliment, por as tani…”
“Unë dhe avokati kemi një të përbashkët, se s’kemi qenë kurrë të martuar. Një replikë për Antonelën kjo”, ia ktheu Vini. /Gazeta Sinjali/