image Anglia thërret seancë parlamentare për situatën në Afganistan

Botë

Anglia thërret seancë parlamentare për situatën në Afganistan

news image

Për shkak të përkeqësimit të situatës në Afganistan, deputetët e Parlamentit të Anglisë janë detyruar të kthehen më herët nga pushimi vjetor, shkruan Gazeta Sinjali.

Të mërkurën deputetët do të kthehen në Westminster, për të debatuar për përgjigjen që qeveria duhet të jap ndaj krizës, përderisa që talibanët pas një përparimi të shpejtë në të gjithë vendin kanë hyrë në kryeqytetin Kabul.

Seanca do të fillojë në orën 09:30 dhe do të përfundojë në orën 14:30, raporton The Sun, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas dy dekadash luftë në Afganistan, talibanët po rimarrin fuqinë sërish për herë të parë që nga viti 2001.

Forca fundamentaliste që kërkon të instalojë ligjin islam është përhapur në të gjithë vendin, duke kapërcyer njëri qytet pas tjetrit dhe duke u vendosur në Kabul pasi Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr trupat këtë verë. /GazetaSinjali/