Në Britaninë e Madhe, 10 për qind e të burgosurve të huaj janë shqiptarë.
Numri i të burgosurve shqiptarë në 10 vitet e fundit është rritur pesëfish, duke lënë pas të burgosurit e tjerë nga nacionalitete të ndryshme.
Sipas FBI-së angleze, bandat shqiptare janë të famshme në Britani dhe veprojnë kryesisht në trafikimin e drogave.
Për nga numri i të dënuarve, shqiptarët lënë pas edhe vetë britanezët, transmeton Sinjali.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët përbëjnë 1 në 10 të burgosur me kombësi të huaj në institucionet penale.
Numri i tyre në muajin qershor arriti në 876, duke përbërë 10 për qind të totalit të të huajve.
Krimi kryesor për të cilin shqiptarët dënohen mbetet trafikimi i drogave, ku ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm.
Autoritetet vetëm në dy muajt e fundit kanë arrestuar disa grupe të organizuara shqiptarësh që shpërndanin kokainë me vlerë miliona paund përmes shërbimeve “Call Center”.
Agjencia Kombëtare e Krimeve, që ka të njëjtin rol si FBI amerikane, thotë se bandat shqiptare janë të famshme në skenën e krimit të organizuar në vend.
Londra mbetet bërthama e këtyre operacioneve, por kontaktet janë shtrirë tashmë në të gjithë vendin.
Burgjet angleze pas vetë britanezëve dhe shqiptarëve, dominohen nga shtetas me kombësi polake, rumune, irlandeze dhe xhamajkiane./Sinjali/