image Angelina Jolie thotë se botës i duhen më shumë femra të çuditshme

Bota e Yjeve

Angelina Jolie thotë se botës i duhen më shumë femra të çuditshme

news image

Aktorja e njohur me famë botërore, Angelina Jolie së fundmi ka dhënë një intervistë për magazinën “Elle”.

Kjo intervistë ishte pak më ndryshe se herave të tjera, pasi që aktorja vendosi të thoshte vetëm mendimet e saj në lidhje me çështjet e caktuara, e jo të përgjigjej në pyetjet e parashtruara, transmeton Sinjali.

Angelina tha se botës i duhen më shumë femra të çuditshme dhe të “liga”, pasi që botës i duhen më shumë femra të rrezikshme, të cilat thjesht janë të lodhura nga padrejtësia dhe abuzimi.

Siç thotë aktorja, nëse “e ligë” konsiderohet një femër që nuk heq dorë dhe nuk pranon t’i ndjekë rregullat dhe kodet dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga zëri dhe të drejtat e saj, atëherë kemi nevojë për më shumë femra të liga.

“Nuk zgjohen femrat çdo mëngjes me dëshirën për të luftuar. Ne duam të jemi në gjendje të jemi të këndshme dhe të kujdesen për ne, gracioze dhe të dashura. Jo të gjithë kanë lindur për të luftuar. Dhe ne nuk kemi fuqi magjike. Ajo që e kemi është aftësia për ta mbështetur njëra-tjetrën dhe të punojmë me shumë meshkuj të pabesueshëm që i vlerësojnë dhe respektojnë femrat si të barabarta me ta”, tha Jolie./Sinjali/

Angelina Jolie Elle September 2019
Angelina Jolie Elle September 2019
Angelina Jolie Elle September 2019