image Angela Merkel shpreh keqardhje që Trump nuk po e pranon humbjen

Evropë

Angela Merkel shpreh keqardhje që Trump nuk po e pranon humbjen

news image

Për protestat e dhunshme dje në SHBA, ka reaguar edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, e cila tha se me pamjet e ditës së djeshme u zemërua dhe u trishtua njëkohësisht.

Ajo shpreh keqardhjen që Trump nuk pranoi humbjen që nga nëntori, madje s’e bëri as dje.

“Ne të gjithë pamë fotografitë shqetësuese të sulmit të Kongresit të SHBA dje në mbrëmje dhe këto pamje më zemëruan dhe trishtuan”, tha Merkel.

Merkel gjithashtu tha se një rregull themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve të ketë fitues dhe humbës.

“Të dy kanë rolin e tyre për të luajtur me mirësjellje dhe përgjegjësi në mënyrë që vetë demokracia të mbetet fituese. Më vjen keq shumë që Presidenti Trump nuk e pranoi humbjen e tij që nga nëntori dhe gjithashtu përsëri jo dje.

Dyshimet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve u trazuan dhe krijuan atmosferën që bëri të mundur ngjarjet e natës së kaluar”, përfundoi Merkel.

/GazetaSinjali/