image Angela Merkel paralajmëron valë të re nga koronavirusi në Gjermani

Evropë

Angela Merkel paralajmëron valë të re nga koronavirusi në Gjermani

news image

Kancelarja Gjermane Angela Merkel, ka paralajmëruar se vendi i saj mund të goditet nga vala e tretë e COVID-19, nëse qytetarët nuk i respektojnë masat parandaluese për përhapjen e këtij virusi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne ende duhet të jemi tepër, tepër të kujdesshëm gjatë dimrit. Përndryshe menjëherë do të përballemi me valën e tretë. Kjo mund të ndodhë gjatë këtyre muajve të dimrit”, tha ajo.

Ndryshe, sipas faqes ‘Worldometers’, 1 milion e 460 mijë e 223 persona kanë vdekur nga koronavirusi në botë. /Gazeta Sinjali/