image Angela Merkel në pritje të rezultatit për koronavirus

Botë

Koronavirusi/ Angela Merkel në pritje të rezultatit për koronavirus

news image

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është në pritje të rezultatit të testit për COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane Steffen Seibert, gjatë një konference të mbajtur për media.

“Kancelarja ndjehet mirë”, tha Seibert, por pa dhënë detaje se kur do të publikohet rezultati i shefes së ekzekutivit në Gjermani.

Kancelarja është vetëizoluar të dielën, pasi ka pasur kontakt fizik me një mjek të infektuar me koronavirus.

Ndryshe, Gjermania ka 86 viktima nga koronavirusi, ndërsa mbi 26 mijë e 220 raste të infektuara./GazetaSinjali/