image Angela Merkel jep zgjidhjen e saj për afganët

Botë

Angela Merkel jep zgjidhjen e saj për afganët

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kritikoi sot operacionin ushtarak në Afganistan të udhëhequr nga ShBA-ja, duke vlerësuar se ka arritur më pak rezultate sesa ishte planifikuar.

Ajo tha se Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore duhet të japin ndihmë për vendet perëndimore

Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore duhet të japin ndihmë për vendet fqinje me Afganistanin për t’i ndihmuar ata të përballen me fluksin e afganëve që po arratisen nga talebanët.

Merkel gjatë një konference për shtyp komentoi situatën duke dhënë edhe zgjidhjen e saj.

“Ne duhet të sigurohemi që shumë njerëz që kanë shqetësime dhe shqetësime të mëdha edhe pse nuk kanë punuar me institucionet gjermane, të kenë një qëndrim të sigurt në vendet fqinje me Afganistanin. Ne nuk duhet të përsërisim gabimin e së kaluarës kur nuk dhamë fonde të mjaftueshme dhe njerëzit u larguan nga Jordania e Libani drejt Evropës,”- tha Merkel./Gazeta Sinjali/