image Angela Merkel e uron Albin Kurtin dhe e fton në Berlin – i kërkon luftimin e krimit dhe korrupsionit

Kosovë

Letër/ Angela Merkel e uron Albin Kurtin dhe e fton në Berlin – i kërkon luftimin e krimit dhe korrupsionit

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi mandatari arriti t’i marr votat në Kuvendin e Kosovës.

Përveç urimit, Merkel në një letër të publikuar ia ka kujtuar Kurtit luftën që duhet ta bëjë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Merkel, me theks të veçantë e ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik, për të cilin ka thënë se është njëri ndër hapat për ta forcuar perspektivën evropiane të Kosovës.

Kancelarja Merkel, ka përsëritur se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, teksa i ka thënë Kurtit se do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Letra e plotë e Angela Merkelit:

I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.

Do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin. Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme.

Sinqerisht

Angela Merkel

Kancelarja i Republikës Federale të Gjermanisë.