image Angela Merkel dhe matematika e infeksioneve, ja si e shpjegon situatën me Covid- 19

Botë

Konferenca/ Angela Merkel dhe matematika e infeksioneve, ja si e shpjegon situatën me Covid- 19

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencë për shtyp ka shpjeguar situatën me Covid- 19 dhe se nuk do t’i lehtësojë masat e izolimit edhe për një kohë. Anipse numri i vdekjeve në Gjermani është më i vogël se në vendet e tjera si Italia, Spanja, Franca e SHBA.

Janë 3 mijë e 850 të vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë shtet sipas të dhënave të 16 prillit. Për ekspertët, diferenca është e gjitha në sistemin e gjurmimit të rasteve pozitivë nga ana e shëndetësisë gjermane, e cila që nga fillimi i pandemisë ka bërë më shumë tamponë se kushdo tjetër.

Kjo ka bërë të mundur thyerjen e zinxhirit të infeksioneve të reja. Më 9 prill, sipas Reuters, Gjermania kishte bërë 1.3 milionë tampone në krahasim me 807.000 të bërë në Itali që nga 21 shkurti i kaluar. Në Gjermani, disa dyqane do të hapen që nga java e ardhshme, ndërsa shkollat do të rihapen më 4 maj.

Angela Merkel, e diplomuar në fizikë dhe me një doktoraturë në kiminë kuantike, duke iu referuar numrave me koronavirus në vendin e saj foli për një “sukses të mesëm të brishtë” dhe ilustroi me një model matematikor sepse është e rëndësishme që kurba e infeksioneve të jetë sa më shumë e mundur e sheshtë në periudhën afatgjatë. Shpjegimi i saj është cilësuar si një nga më të qartët e bërë deri më sot./ Gazeta Sinjali/