Modelja e njohur me origjinë shqiptare, Angela Martini ka treguar së fundmi se i shoqi gjen gjithçka tek ajo, veçse jo një amvisë të përkushtuar. Angela ka publikuar në “Instagram” një shkrim lidhur me gratë që shqiptare, në vazhdën e të cilave përfshin padyshim edhe veten.
“Martohesh me një grua shqiptare dhe fiton një bashkëshorte, infermiere, pornostare, shefe kuzhine, përkrahëse të flaktë, si dhe investiguese private në të njëjtë kohë”, ka qenë ky shkrimi që ka postuar Angela, duke shtuar: “Krahas pjesës së shefes së kuzhinës, pjesa tjetër është ok”.
Angela Martini është e martuar me biznesmenin Dragos Savulesco, i cili është shpallur prej kohësh në kërkim, për shkak të disa problemeve ligjore me shtetin rumun.