image Angela Martini ka gati librin, ja kur do ta publikojë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Angela Martini ka gati librin, ja kur do ta publikojë

news image

Modelja shumë e përfolur shqiptare Angela Martini, së shpejti do të publikojë librin e saj të parë autobiografik.

Këtë e ka bërë të ditur vetë modelja përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Më në fund erdhi dita dhe jam shumë e emocionuar të ju lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, në Shqipëri më 11 nëntor”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të publikuar.

Kujtojmë se muaj më parë Angela pati zbuluar se ky libër do të flasë për marrëdhënien e saj me të ëmën, si dhe jetën e vështirë që e ëma e modeles ka kaluar.

Modelja nuk ka bërë të ditur titullin e librit dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim se a do të zbulojë detaje të tjera apo jo./Gazeta Sinjali/