Nëpër qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje po votohet në referendumin për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas statutit të LVV-së, një marrëveshje e tillë duhet të kalojë nëpër këtë proces, ndërkaq votimi do të bëhet deri në orën 19:00.
Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Artan Abrashi, ka ftuar të gjithë anëtarët që të votojnë pro kësaj marrëveshjeje.
“Në bazë të Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ftojmë të gjithë anëtarsinë në Prizren që të votojë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Procesi i votimit zhvillohet në zyren tonë në Prizren dhe përfundon në ora 19:00”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, LDK-ja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm unanimisht ka votuar pro koalicionit të nënshkruar me LVV-në. /Gazeta Sinjali/