image "Anëtarësimi i Kosovës në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë"

Politikë

“Anëtarësimi i Kosovës në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”

news image

Eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian e kanë miratuar sot raportin për Kosovën.

Në të thuhet se ritmi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian varet nga normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

“Raporti mirëpret deklaratat e përfaqësuesve qeveritarë të dhjetë vendeve të BE-së për mbështetjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE si dhe marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pos tjerash theksohet se rol në anëtarësim të Kosovës në BE luan edhe sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Pavarësia e Republikës së Kosovës është e pakthyeshme, thonë eurodeputetët, duke shtuar se ritmi i procesit të anëtarësimit do të varet nga përparimi në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”.

Qeverisë së vendit i bëhet thirrje që të iniciojë më shumë nisma për përfshirjen e serbëve të Kosovës në fushat si politika dhe ekonomia.

“Eurodeputetët shprehin keqardhje për faktin se iniciativat për përfshirjen e komunitetit serb në strukturat politike, sociale dhe ekonomike të Kosovës mbeten shumë të kufizuara dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të angazhohen për dialog të vërtetë për të rritur besimin reciprok”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/