Andin Hoti, djali i profesorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, ka kërkuar sërish përgjigje për vendndodhjen e babit të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Me rastin e ditëlindjes së veprimtarit, i biri i tij ka thënë se kjo përgjigje po mbahet ende peng.
“Aktivitetet në Prizren, homazhet dhe aktivitetet në Krushë e Rahovec, tregojnë vëmendje të shtuar ndaj emrit dhe veprës së babit, tregojnë kujdes e respekt që vërtet na nderon edhe neve, por fatkeqësisht nuk e tregojnë edhe të vërtetën për fatin e tij. Një përgjigje ende po mbahet peng. KU ËSHTË UKSHIN HOTI????”, shkroi ndër të tjera ai.
Ndërkaq, motra e Ukshin Hotit sot u shpreh optimiste se vëllai i saj është gjallë. Sipas saj, ai po mbahet në burgjet e Serbisë./Gazeta Sinjali/