image Ancelotti nuk e harron Napolin, kërkon dy yjet e saj te Everton

Futboll

Ancelotti nuk e harron Napolin, kërkon dy yjet e saj te Everton

news image

Carlo Ancelotti nuk do të jetë largimi i vetëm nga Napoli në mesin e këtij sezoni futbollistik. Situata kaotike që po kalon klubi jugor i ka kthyer elementët e saj kryesorë në objektiva konkret për shumë skuadra.

E pas largimit të Ancelotti drejt Evertonit, dy futbollistë të Napolit pritet të ndjekin rrugën e teknikut italian. Të paktën këtë raporton “Calciomercato.com”, që zbulon se Ancelotti ka shfaqur interes për Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne.

Dy sulmuesit janë “lodhur” me trajtimin në “San Paolo” dhe provimi i një eksperience të re shihet me mjaft prespektivë prej tyre.

Mertens është futur në fundin e kontratës me Napolin dhe një ofertë prej 10 milionë eurosh do të mjaftonte për ta transferuar në Premier League. Megjithatë, konkurenca Inter është aty dhe Everton më parë duhet të fitoi garën me zikaltërit për të arritur te 32-vjeçari.

Ndërkaq, rruga që të dërgon te Insigne është më e ndërlikuar. Ancelotti kishte përplasje të vazhdueshme me italianin gjatë eksperiencës te Napoli dhe vështirë që do të arrijë ta josh për tu transferuar në Angli.

Gjithsesi, gjasat janë që Ancelotti të mos ndalet këtu me pretendimet e tij, me futbollistë të ndryshëm të Napolit, si Allan apo edhe Milik që mund të firmosin një kontrata faraonike te Everton. /Gazeta Sinjali/