Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i ri i Evertonit, sipas burimeve të “SkySports”.
Carlo Ancelotti ishte në bisedime me Evertonin për postin e kryetrajnerit, një javë pasi u shkarkua nga Napoli.
Ancelotti u shkarkua javën e shkuar për shkak të rezultateve të dobëta në Serie A. Ai është zëvendësuar nga Gennaro Gattuso. /Gazeta Sinjali/