image Analisti amerikan komenton letrën e Kurtit drejtuar Zelenskyt

Politikë

Analisti amerikan komenton letrën e Kurtit drejtuar Zelenskyt

news image

Analisti amerikan, Edward Joseph, ka komentuar letrën e kryeministrit Albin Kurti drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ia dërgoi në përvjetorin e luftës në Ukrainë.

Ai tha se kjo letër u dërgua në prag të takimeve të sotme në Bruksel, për të cilat tha se janë plot tension.

“Në prag të takimit të mbushur me presione në Bruksel, kryeministri Kurti i drejtohet Presidentit Zelensky. Momentumi është gjithçka”, ka shkruar ai.

Joseph, në një opinion ditë më parë, pati thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet të shkojnë në Kyiv pas takimeve në Bruksel për të diskutuar mbi njohjen e Ukrainës për Kosovën.

Ai tha se vendimi i Ukrainës do të shërbente si një katalizator për marrjen edhe të pesë njohjeve nga shtetet anëtare të BE-së që ende s’e njohin Kosovën. 

/GazetaSinjali/