image Analisti amerikan: Biden do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” që Serbia ta njohë Kosovën

Politikë

Analisti amerikan: Biden do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” që Serbia ta njohë Kosovën

news image

Drejtori i Qendrës për Paqe dhe Liri në Institutin e Pavarur në Washington, Ivan Eland, thotë se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” në mënyrë që, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

I pyetur nëse administrata e presidentit Biden mund të formulojë një zgjidhje që do të kënaqte Beogradin dhe Prishtinën, siç transmeton Euronews Serbia, Eland tha se administrata e Bidenit është shumë më tradicionale në mbështetjen e saj për NATO-n sesa administrata e ish-presidentit Donald Trump, dhe vlerësoi se, për rrjedhojë, nuk ka gjasa që Biden të revokojë rezultatet e triumfit të Aleancës Veriatlantike në ndërhyrjen ushtarake në Kosovë gjatë vitit 1999.

“Administrata e Bidenit do të përdorë politikën ‘karotës dhe shkopit” për ta bërë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, që të dyja palët të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe që Serbia të mos lobojë më që Kosova të mos anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, por nuk do ta njihte Kosovën si shtet”, tha Eland.

Eland pretendon se Prishtina tashmë është pajtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca shtetërore, “por vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia e refuzoi”. 

/GazetaSinjali/