Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur për reciprocitetin që e ka përmendur kryeministri Kurti në mënyrë që të hiqet taksa, Bërnabiqi thotë se nuk është e sigurt se për çfarë reciprociteti flet Albin Kurti.
“Politika e Qeverisë së Serbisë është shumë e qartë, nuk ka zona gri, ne kërkojmë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, kërkojmë respektim të marrëveshjes CEFTA, s’ka këtu paqartësi”, shtoi Bërnabiqi.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, por do të imponojë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb. /Gazeta Sinjali/