Fiorentina përballet me Napolin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A, raporton Sinjali Sport.
Lideri i Serie A, Napoli luan në vizitë ndaj Fiorentinës nga ora 18:00 në stadiumin “Artemio Franchi”.
Skuadra e Spalletit është e vetmja me rekord perfektë nga gjashtë ndeshje po aq fitore në krye të futbollit italian, derisa vendasit me 12 pikë kanë pozitën e pestë.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë do paraqitet mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.
Formacionet e publikuara janë këto: