image Amir Rrahmani shënon gol për Napolin në barazimin ndaj Veronës

Futboll

Amir Rrahmani shënon gol për Napolin në barazimin ndaj Veronës

news image

Napoli ka barazuar me  Veronën në kuadër të javës së fundit në Serie A, transmeton Sinjali Sport.

Vendasit barazuan 1-1 me Veronën, barazim që i la jashtë Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Gattusos kaloi në epërsi në minutën e 61-të me golin e reprezentuesit kosovar, Amir Rrahmanit, mirëpo nuk shkoi shumë mysafirët barazuan Davide Faraonin që edhe ishte goli i fundit në këtë sfidë.

Napoli do vazhdojë edicionin e ardhshëm në Ligën e Evropës, ndërsa pozitën e tyre e zuri Juventusi, duke u kualifikuar si e katërta.

Verona me këtë barazim e mbyll sezonin në mes të tabelës me 45 pikë.

Goli i Amir Rrahmanit ndaj ish skuadres:

/Gazeta Sinjali Sporti/