image Amerikanët i trajnuan ukrainasit në Poloni

Botë

Amerikanët i trajnuan ukrainasit në Poloni

news image

Trupat amerikane në Poloni u kanë dhënë ukrainasve disa udhëzime se si të përdorin armët dhe pajisjet që Perëndimi i ka dërguar në Ukrainë, thonë burime të njohura me këtë çështje për CNN, si pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar forcat ukrainase të zmbrapsin sulmet ruse.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se ato forca amerikane kanë “ndihmuar në trajnimin e trupave ukrainase” në Poloni.

Trupat janë vendosur atje për të ndihmuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s gjatë agresionit rus në Ukrainë.

Derisa ishte në Poloni javën e kaluar, Biden dëgjoi drejtpërdrejt nga trupat se si po ofronin trajnimin e armëve taktike për ukrainasit atje, thanë burimet.

/GazetaSinjali/