image Amerika vret liderin e talebanëve, Mullah Nangyalaj

Botë/ Amerika vret liderin e talebanëve, Mullah Nangyalaj

news image

Një drejtues i lartë i talebanëve dhe 15 militantë të tjerë u vranë nga një sulm i dronëve amerikanë, në rajonin e Shindandit në Afganistan.

Ushtria amerikane bën të ditur se pas kërkesës së forcave të sigurisë afgane, u organizua një sulm ajror me dron, ku mbeti i vrarë Mullah Nangyalai, i konsideruar si një komandant tepër i rëndësishëm i militantëve talebanë.

Mediat lokale raportojnë se në këtë sulm ajeror, përveç 30-35 talebanëve, mbetën të vdekur dhe të paktën 40 civilë, mes tyre gra dhe fëmijë.

Zyrtarët afganë ende nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar për këtë sulm të avionëve amerikanë ./Gazeta Sinjali/