image Amerika blen 500 milionë vaksina antiCOVID për vendet e varfra

Botë

Amerika blen 500 milionë vaksina antiCOVID për vendet e varfra

news image

Administrata e presidentit Joe Biden është duke blerë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, të cilat do t’i dhurojë botës, raporton The Washington Post, transmeton Gazeta Sinjali.

Presidenti Biden ka planifikuar të njoftojë planin e tij në takimin e kësaj jave të grupit G7 në Britani, pas thirrjeve të shtuara drejtuar ShBA-së dhe vendeve të pasura që të ndihmojnë vendet e varfra me vaksina.

Biden iu tha reporterëve se do të njoftojë për strategjinë e tij të vaksinimit global, shkruan The Washington Post.

Administrata Biden, më parë njoftoi se do të shpërndajë së paku 80 milionë vaksina deri në fund të këtij muaji.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë dha detaje se si planifikon të shpërndajë 25 milionë doza, ku 19 milionë prej tyre do t’i shpërndajë përmes Covax dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa 6 milionë doza do t’i shpërndajë direkt në shtetet që janë duke pasur vështirësi në procesin e vaksinimit.

Vendet e Grupit G7, këtë javë do të takohen për të diskutuar rreth mundësisë për të zvogëluar hendekun e vaksinimit në botë në mënyrë që pandemia të marrë fund./Gazeta Sinjali/