image ShBA-ja ndan 25 milionë vaksina antiCOVID, në mesin e përfituesve edhe Kosova

Shëndetësi

ShBA-ja ndan 25 milionë vaksina antiCOVID, në mesin e përfituesve edhe Kosova

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave. Kështu ka bërë të ditur raportuesja e Washington Post dhe MSNBC për  Shtëpinë e Bardhë, Anne Rumsey Gearan, transmeton Gazeta Sinjali.

Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova, megjithatë nuk dihet se në çfarë sasie.

Kosova është në një grup me Meksikën, Kandanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazan, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë grup të shteteve ku gjendet Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina.

Ndërkohë një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.

/Gazeta Sinjali/