Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, ka marrë pamje tjetër duke u shndërruar në deponi të mbeturinave. Këtë e kanë thënë qytetarët që jetojnë në atë zonë, raporton Gazeta Sinjali.
Në disa fotografi të dërguara nga Sinjalizuesit shihet gjendja e mjerueshme e ambulantës në këtë lagje.
Sipas tyre, kjo QMF është shndërruar në një deponi mbeturinash dhe përkundër kërkesave të banorëve, Komuna e Prizrenit ende nuk ka marrë asgjë konkrete deri më tani.
Kurse, Gazeta Sinjali ka provuar disa herë të kontaktojë me zyrtarët e Komunës së Prizrenit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.