image Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Deputetët duhet të marrin vendime të mençura për të mirën e popullit

Rajon

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Deputetët duhet të marrin vendime të mençura për të mirën e popullit

news image

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se nuk i takon ShBA-së të vendosë nëse një qeveri e re apo rikonstruktimi i zgjedhjeve ekzistuese ose të parakohshme, janë mënyra për ta arritur stabilitetin në kuvendin malazez.

Ajo ka theksuar se ky duhet të jetë vendim i qytetarëve të Malit të Zi, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen për “një Mal të Zi të qëndrueshëm, i cili i shërben popullit të tij dhe u jep atyre mundësinë për sundim të ligjit dhe prosperitetit”.

Ajo është optimiste që deputetët në Kuvendin e Malit të Zi do të marrin vendime të mençura që do t’i shërbejnë interesit të popullit, e jo interesave personale dhe partiake.

“Ata duhet të përfaqësojnë popullin e Malit të Zi, ata duhet të lënë mënjanë çështjet që i ndajnë ata”, tha Rajnke.

Ajo tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Qeverinë e Malit të Zi dhe deputetët dhe se kjo ishte një periudhë konstruktive.

“Sigurisht që jam e njoftuar për këtë diskutim të vazhdueshëm. Ne do ta mbështesim Malin e Zi si shtet, gjegjësisht qytetarët e tij. Kjo është ajo që ka rëndësi dhe qeveria është pasqyrë e vullnetit demokratik të popullit. Për sa kohë që këto vlera respektohen, ne mund të mbështesim fuqishëm të gjitha ato që janë vendime të qeverisë”, shkruan Vijesti/GazetaSinjali/