Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, shpërndau të dielën në Twitter deklaratën e ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Kryediplomatja gjermane deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar.
Më të pajtohet plotësisht ambasadori gjerman në Kosovë.
“Fjalë të qarta kristal nga ABaerbock + Dënim po aq i qartë nga BE, SHBA, Britania e Madhe: Ne tregojmë zero tolerancë për çdo dhunë dhe përshkallëzim. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga Miroslav Lajcak është e vetmja rrugë përpara”.
Gjatë ditës ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar duke kërkuar nga serbët lokalë që të largojnë barrikadat.
Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është shprehur pro kësaj kërkese pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Ai ka akuzuar perëndimin që po e ndihmon Kosovën duke e lejuar sipas tij “mosrespektimin” e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe atë të Uashingtonit.