image Ambasadori Kosnett largohet nga Kuvendi i Kosovës

Kosovë

Mocioni/ Ambasadori Kosnett largohet nga Kuvendi i Kosovës

news image

Pak minuta pasi u pa duke hyrë në Kuvend, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pak para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës, ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti është parë duke u larguar nga aty.

Dje, ambasadori Kosnett tha se është “i kënaqur” që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën seancë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“I kënaqur të shoh kuvendin që ka vendosur të mbajë seancë nesër lidhur me mocionin e mosbesimit. Siç i thash edhe sot kryeministrit (v.j. Albin Kurti), është e rëndësishme që kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter. /Gazeta Sinjali/