image Ambasadori Kosnett i shkon Thaçit në zyrë, pajtohen për formimin e qeverisë së re

Kosovë

Ambasadori Kosnett i shkon Thaçit në zyrë, pajtohen për formimin e qeverisë së re

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett sot i ka shkuar në zyrë presidentit të Kosovës, Hashim Thacit

Për jëtë takim Presidenca ka njoftuar përmes një komunikate për media.

Në njoftim thuhet se Thaci ka diskutuar me Kosnett lidhur me përpjekjet e vazhdueshme  të institucioneve të Kosovës për ta luftuar virusin COVID-19.

“Presidenti Thaçi tha se seanca e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të mërkurën më 25 mars, që në agjendë kishte Mocionin e Mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar edhe njëherë standardin e lartë të demokracisë në shtetin tonë, si dhe respektin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”.

“Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces”, thuhet tutje në komunikatë.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet. /Gazeta Sinjali/