Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, sot në orën 10:30, ka filluar takimin me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Diplomati i parë që vizitoi kryetaren e re të Kuvendit, Vjosa Osmani, është pikërisht ambasadori amerikan, Kosnett.
Në fillim të takimit me Osmanin, pati çaste gazmore ku ambasadori e pyeti Osmanin, ‘’A ke fjetur mirë mbrëmë, pas marrjes së detyrës së re si kryeparlamentare në Kuvendin e Kosovës’’.
Ndërsa nga ana e saj, kryeparlamentarja Osmani tha se gjumë të mirë nuk ka bërë që tre muaj./ Gazeta Sinjali/