image Ambasadori italian e viziton lojtarin serb të cilit ia shkarkuan prindërit nga puna: Politika nuk ka vend në sport

Futboll

Futboll/ Ambasadori italian e viziton lojtarin serb të cilit ia shkarkuan prindërit nga puna: Politika nuk ka vend në sport

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlanda ka shkuar sot për vizitë në klubin e futbollit të Prishtinës, Flamurtari.

Arsyeja e vizitës së tij ishin zhvillimet e fundit në këtë klub, përkatësisht transferimi i lojtarit serb nga Graçanica, Ilija Iviç, zgjedhje e cila shkaktoi shkarkimin e prindërve të tij nga puna.

Orlanda, i ka dhënë përkrahje të plotë futbollistit serb Ilija Ivic për zgjedhjen e tij. Ambasadori italian ka thënë se në Itali politika nuk ka vend në sport.

“Shumë mirë të takosh një talent si Ilija Iviç. I uroj ati dhe skuadrës sukses. Në Itali nuk ka vend për politikë në sport. Aty kanë për qëllim pasionin, konkurrencën e shëndetshme dhe ndërtimin e urave lidhëse midis sportistëve dhe popujve. Urime Ilja”. ka shkruar Orlando.

Për këtë takim ka njoftuar edhe skuadra e Flamurtarit, të cilët në rrjetin social Facebook, kanë falendëruar ambasadorin për përkrahjen ndaj lojtarit në fjalë.

Ja njoftimi i plotë i skuadrës nga kryeqyteti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kfflamurtari.official/posts/3543901782348993?__xts__[0]=68.ARBagreLh9aBvG2NMuRu649YWciUxV9xKzuG9loxNl9KRr2gAPZuatUo4Y1MA-CceW3M4JOQjFpsFSEcK_7xzyNTMrisE3G61dGGvWRqFfXHqvwDD0LmFisSyAXJ6aH6apk7ddhUdP2reBEZWuO7MlNnBsPPoBLWNd_-UhEIbZ16agJoFEe-dOWp6FUykEkuJtgDyVQClPwEzBEXlCvitGakQ707Z2sGpwPWgXd8cp48Mq0GClIFTUetwZ1y7PQ4NWrzNhDB3K6wQ8ziRPUiBL1U7ciHXRvBvvRQyQPepcrC0vYuHniTgr0z0I3BSpbQcKI2q5TJuIF1Jkx7dHz7ZKT16w&__tn__=-R