image Ambasadori i Turqisë i premton Kurtit mbështetje në fushën e zhvillimit ekonomik

Politikë/ Ambasadori i Turqisë i premton Kurtit mbështetje në fushën e zhvillimit ekonomik

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, zëvendëset e ambasadorit.

Sipas njoftimit për media, në takim, u shprehën urime nga ambasadori i Turqisë Sakar, dhe ndër të tjera u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, si dhe bashkimi i ministrive dhe miratimi i buxhetit për fuqizimin e qeverisë së re.

Gjatë takimit, u theksua mbështetja e Turqisë për qeverinë e kryeministrit Kurti, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të të gjithëve.

Ndër të tjera, ambasadori, Sakar ia dorë​zoi Kryeministrit Kurti urimin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. /Gazeta Sinjali/