Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur i lumtur që një numër kaq i madh i qytetarëve të Kosovës kanë dalë për të votuar.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se kjo dëshmon angazhim për të ardhmën e Kosovës.
“Çfarë dite e shkëlqyeshme- i lumtur që po shoh kaq shumë prej juve duke dalë për të votuar- kjo dëshmon angazhimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Kosnett./Gazeta Sinjali/