image Ambasadori i SHBA-së në Kosovë i reagon Lavrovit pasi mohoi Masakrën e Reçakut - Sinjali

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë i reagon Lavrovit pasi mohoi Masakrën e Reçakut

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey  Hovenier, i ka reaguar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili e ka mohuar Masakrën e Reçakut duke thënë se është “trillim”.

Hovenier u shpreh se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: