image Amerika i dhuron Policisë shtatë dronë, Hovenier: Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara

Siguri

Amerika i dhuron Policisë shtatë dronë, Hovenier: Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara

news image

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, kanë përfituar donacion shtatë dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojë asnjëherë.

“7 dronë që i dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë”.

“Mbështetja për IPK, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt quarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë pesë viteve të fundit, ShBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, tha tutje Hovenier.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi Amerikën për ndihmën e vazhdueshme në përkrahje të Policisë në shtimin e kapaciteteve e modernizimin e pajisjeve.

“Është gjithmonë kënaqësi ta kemi ambasadorin për mbështetjen e Policisë por edhe të shtetit, andaj e çmojnë mbështetjen ndër vite për shtetin tonë e sidomos për ditët e fundit kur e humbëm rreshterin Afrim Bunjaku. Në lidhje me donacionin është i nevojshëm dhe i çmueshëm për Policinë dhe do të ndihmojë në ngritjen kapaciteteve tona por edhe në aspektin e protestave dhe të manifestimeve të ndryshme. Janë dronë që janë selektuar nga ekspertët tanë”, tha Hoxha.

“Kjo ka bërë që edhe operacioni i 24 shtatorit të jetë i suksseshëm dhe është incizuar nga dronët që i kemi aktualisht”, tha tutje Hoxha.

Drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se pajisje të tilla do t’i ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë, raporton EO.

“Si IPK po mundohemi që të jemi të përkushtuar që ta mbajmë nivelin e profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Mbështetja me këshilla e me pajisje, ka bërë që të ngritet profesionalizmi për Policinë e Kosovës. Pajisje të tilla siç janë këta dronë, do na ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë”, tha ai.

/GazetaSinjali/