image Krasniqi takohet me Hovenierin: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë e i pazëvendesueshëm

Politikë

Krasniqi takohet me Hovenierin: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë e i pazëvendesueshëm

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një foto të publikuar me të në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se raportet e Kosovës me ShBA-në janë të shenjta, të pazëvendësueshme dhe të përhershme.

“Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, shkroi Krasniqi.

/GazetaSinjali/