image Ambasadori i Kosovës në Bullgari ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga misioni diplomatik

Politikë

Ambasadori i Kosovës në Bullgari ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga misioni diplomatik

news image

Edon Cana ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Bullgari, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cana, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se këtë kërkesë e ka bërë në muajin shtator.

“Në muajin Shtator kam dorëzuar kërkesën time për t’u liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari! Së shpejti do ta përfundoj misionin tim. Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës ne Bullgari”, ka shkruar ndër të tjera ambasadori. /Gazeta Sinjali/