image Ambasadori i Kosovës në Bruksel jep mesazh optimizmi për integrime e viza

Politikë

Ambasadori i Kosovës në Bruksel jep mesazh optimizmi për integrime e viza

news image

Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, deklaroi sot se suksesi i Kosovës në rrugën evropiane si edhe në procesin e liberalizimit të vizave është i garantuar.

Në një deklarim më llogarinë e tij në Twitter, Bajrami deklaroi se Prishtina zyrtare e ka mbështetjen nga komisionarët e Bashkimit Evropian.

“Me Raportin e Komisionit Evropian  të vitit 2022 që vlerëson progresin e madh dhe të qëndrueshëm të realizuar nga Kosova, gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në agjendën evropiane”, tha Bajrami.

“Me mbështetjen që kemi nga parlamentarët e BE-së, suksesi është i garantuar”.

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

/GazetaSinjali/