image Ambasadori i Gjermanisë për sulmin në Gllogjan: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

Sociale

Ambasadori i Gjermanisë për sulmin në Gllogjan: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

news image

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde është shprehur i tronditur me tragjedinë në Gllogjan ku tre persona mbetën të vrarë pas sulmit me kallashnikov ndaj autobusit që po transportonte nxënës.

Rohde në një postim në Twitter ka thënë se autorët duhet të sillen sa më parë para drejtësisë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave teksa i ka uruar shërim nxënësit të plagosur.

Postimi i plotë i Rohdes:

I tronditur nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e studentëve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve.

/GazetaSinjali/