Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkuar në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai pretet që pas pak të takohet me drejtuesit e kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.
Para Abottit, në selinë e LVV-së ka shkuar edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Vizitat e Stjernvall dhe Abbott vijnë në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po mundohet ta shtyejnë partinë e Kurtit që të bëjë koalicion me LDK-në , ndërkaq palet i kanë krisur marëdhëniet.
Pas më shumë se 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, negociatat intensive ndërmjet LVV-së dhe LDK-së ende nuk kanë arritur ta sjellin marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Derisa të dy partitë i kanë publikuar ofertat e fundit për njëra-tjetrën, pritet edhe një takim, me gjasë përfundimtar në përpjekje për t’u marrë vesh. /Gazeta Sinjali/